Magazina

Vdes xhandari i plagosur, Serbia shton forcat policore në kufi me Kosovën

Pjesëtari i xhandarmerisë së Serbisë, Stevan Singjeliq (30) I cili sot në orët e hershme të mëngjesit ishte plagosur afër Kurshumlisë (në kufi me Kosovën) raportohet se ka vdekur.
Sipas medieve serbe ai u qëllua nga prerës ilegalë të pyjeve që vinin nga Kosova.
Njoftohet se xhandari Singjeliq vdiq në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake të Beogradit. Ai ishte plagosur në fshatin Orllovac. Mbi të, sipas medieve serbe, kishin shtënë shumë shqiptar prerës ilegalë të pyllit.
Ministri serb i Punëve ë Brendshme Nebojsha Stefanoviq pas vdekjes së pjesëtarit të xhandarmërisë nga plagët e marra afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar se ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në këtë kufi.
“Kam urdhëruar që në këtë pjesë të zonës tokësore të dërgohen forca të fuqishme policore të cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të policisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të vendit tonë”, ka thënë,Stefanoviq për Tanjug.
Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do të tolerojë “sulmet terroriste” në territorin e vet dhe në mënyrën më të rreptë do të reagojë në çdo sulm.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button