Magazina
Vjeshta në prag, përgaditjet për dimër kan filluar
Pjesa më e madhe e popullatës në vendin tonë vazhdojnë ta përdorin drurin si mjetin e vetëm për ngrohje për të përballuar të ftohtin e dimrit, vlenë të theksohet se vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë të instaluar sistemin e ngrohjes qendrore, një pjesë e të cilëve edhe për këtë përdorin drurin ndërsa të tjerët lëndët tjera djegse, por jo të gjithë e kanë këtë luks.
Ka edhe nga ata të cilët nuk kanë asnjë pajisje ngrohjeje, duke e përballuar dimrin si të munden pasi që menzi arrijn të sigurojnë edhe drunjët, për ngrohjen e të paktën një dhome. Sezoni i vjeshtës po afron dhe traktorët të mbushur me drunj mund t’i hasin qytetarët si në rugët e qytetit të Bujanocit po ashtu edhe në fshatra. Një metër kub e drunjëve këtë vit është nga 25 deri në 35 euro, mvarësisht nga lloji dhe kualiteti i drurit, që sipas shitësve këtë vit drunjët janë më lirë se sa vitin e kaluar. As në sezonin e verës kur mërgimtarët sigurojnë lëndet djegëse për familet e tyre sipas shitësve të drunjëve nuk ka pasur shitje sa duhet, tash është shitja pak më e madhe ku shitësit arrijnë të shesin nga dy traktor në ditë, kërkesat e qyteraëve shkojnë më shum për dru të bungut dhe dushkut. Shitësit që takuam tek qednra e fshatit Tërnoc than se, nuk kanë problem që traktorët e tyre të stacionohen në qendër të fshatit mirëpo është një punë e lodhshme që kërkon mund, por prap qytetarët nuk kanë shumë mundësi për të blerë sepse është krizë thonë shitësit. Edhe seksioni i pyjeve nga komuna e Bujanocit është i përgaditur mirë për këtë vit, sipas shefit të stacionit të pylltarisë në Bujanoc Nakiq Goran thot se janë të përgaditur mirë për këtë dimër. Kanë siguruar qindra metra kub dru ku shitja bëhet në dy pjesë me pakicë dhe shumicë edhe në seksionin e pyjeve në Bujanoc çmimi i drunjëve është 3 mijë dinarë për një metër të kategorisë së parë dhe 1 mijë dinarë kategoria e pestë apo e fundit. Të gjithë personat juridik përmes seksionit të pyjeve në Vranjë mund të sigurojnë drunjët dhe të i paguajnë me këste. Ata të cilt më së shumti janë të rrezikuar dhe duhet patjetër të i sigurojnë familjeve ngorhtësi në shtëpi gjatë dimrit janë kryefamiljarërt të cilt disa thonë se çmimi i drurit këtë vit është më i lirë e disa të tjerë thonë se këtë vit çmimi është ngritur. Ndërkohë që energjia elektrike vjen e rritet, lënda e drurit si duket për qytetarët gjithashtu është në rritje si rezultat i papunisësë dhe krizës ekonomike dhe shtrohet pyetja me çfar ngrohen qytetarët. Në çdo shtëpi siq e tham edhe në fillim kanë një oxhak për ngrohje, ndërsa një numër shumë i vogël kanë në apartamentet apo shtëpit e tyre një sistem qendror ngrohës.