Magazina
Vuçiç konfirmon: Rama në Serbi më 22 tetor
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë më 22 tetor. Ky lajm u konfirmua nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në një komunikim me mediat deklaroi datën e takimit me kreun e qeverisë shqiptare.
Në fjalën e tij Vuçiç tha se Serbia do të jetë një mikpritëse e mirë. Ai e cilësoi vizitën e Kryeministrit Rama, si një mundësi të mirë për eksportet Serbe, pasi e vlerësoi Shqipërinë, si një treg ideal për vendin e tij.
Sipas tij gjatë takimit me Ramën do të diskutohen çështje serioze./Titulli.com/