Magazina

CR7 i pandalshëm, shënon katër herë

Real Madridi duket se tashmë është stabilizuar pas fillimit jo të mirë të sezonit në La Liga.
Los Blancos kanë regjistruar fitore prej 5-1 kundër Elches në ndeshjen e javës së pestë që u zhvillua në Santiago Bernabeu.
Goli i parë u shënua nga mysafirët, për të cilët realizoi Edu Albacar nga pika e bardhë (15’).
Mirëpo, vendasit reaguan shumë shpejtë për ta barazuar rezultatin përmes Gareth Bale (20’), i cili u asistua nga James.
Në minutën e 28-të u akordua penalti në anën e Mbretërve dhe Cristiano Ronaldo u tregua i saktë (28’).
Pas një harkimi të Marcelos, Ronaldo e shënoi edhe golin e dytë personal me kokë (32’).
Në fraksionin e dytë, portugezi e kompletoi het-trikun (80’). Ishte një tjetër gol nga penaltia, të cilën e nxori vet.
Në minutat shtesë (90’+2), SuperCristiano e shënoi edhe golin e katërt personal në këtë përballje. Bale ishte asistues.
Real Madridi numëron nëntë pikë pas pesë xhirove të para, tri më pak se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Malagas. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button