Magazina
Hamburgeri që kushton 1297 euro
Hamburgeri i quajtur “ Glamburger” mund të gjendet në restorantin Chelsea, ku klientët do të shijojnë këtë hamburger me përbërës si fleta të arit dhe zhardhok kërpudhash të zezë.
Një restorant në Chelsea po ju ofron këtë hamburger me çmim prej 1397 eurosh.
Ky edhe është hamburgeri më i shtrenjtë në botë, që ndryshe edhe quhet Glamburger, përbëhet nga mishi më kualitativ i përzier me 60 gramë të mishit derrit dhe e kalitur me kripën e Himalajit.
Dhe sikur kjo nuk mjafton, hamburgeri servohet me karavidhe nga Kanada të lyera me shafran iranian dhe me shurupin e shegës, kaviarin Beluga dhe vezë të tymosura të patës të mbuluara në fleta të arit.