Magazina
Hendboll: Kosova, në grup me Serbinë
Për herë të parë në histori të sportit, Kosova do të luajë kundër Serbisë. Kjo do të ndodh në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Femrave, për grupmoshat U-19.
Shorti i hedhur sot në Dablin të Irlandës do t’i vë përballë kosovaret dhe serbet në kuadër të Grupit 3.
Sipas Federatës Evropiane të Hendbollit, pjesëmarrja e Kosovës do të varet nga pranimi apo jo i Federatës së Hendbollit të Kosovës në EHF. Vendimi do të merret nesër.
Gjithashtu, Kosova është futur në mesin e vendeve për ta organizuar këtë eveniment.
Kualifikimet do të zhvillohen nga 17 deri më 19 prill të vitit 2015. kurse, Evropiani do të zhvillohet nga 23 korriku deri më 2 gusht 2015.