Magazina

Imamët nga Presheva dhe Kosova: Në Luginë nuk ka vehabistë, por ka propagandë serbe

Se ka vehabizëm apo jo në Luginën e Preshevës e kanë mohuar përvec imamëve të Luginës së Preshevës edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava, kryetar i BIK-ut dhe dr. Shefqet Krasniqi, imam i Prishtinës. Po kështu ka deklaruar edhe profesor Sevdail Jakupi, imam i xhamisë së madhe “Ebu Bekër Es-Sidik”. 
“Në realitet vehabizmi nuk ekziston, unë edhe më herët kam thënë se shprehja ”vehabizëm” dhe etiketimi i një grupi të myslimanëve se janë vehabista është shpifje e barabartë me atë cka na thonin dikur për neve, serbët se ne jemi separatista e deri edhe terorrista..”.
Aktualisht në Serbi gjenden rreth 1740 sirianë legal dhe ilegal, kurse vetëm në Luginën e Preshevës dhe zonat kufitare sillen rreth 300 sirianë. 
Mediat Botërore raportojnë se nga shumë shtete, edhe nga Serbia sot ka njerez qe luftojnë në Siri. Flitet për 350 serbe qe sot ndodhen në frontet e Sirisë. Sipas mediave serbe 60 xhihadistë janë vetëm disa nga ata që aktualisht luftojne në Siri. 
Madje përfaqesues të komunitetit musliman në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, e kanë konsideruar se loja me këtë term vehabi” është propagandë serbe. Për këtë dëshmon edhe ditë më parë gazeta serbe “Kurir” e cila në titullin e shkrimit të saj propagandues «Vehabija në policinë serbe në Preshevë » (« Vehabija u srpskoj policiji u Presevo! ») gazetar serbe paska “zbuluar” se një polic shqiptar i cili mban uniformën e policisë serbe dyshohet për «terrorist » dhe kjo pse ai falte 5 vakte. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button