KulturëMagazina

Letërsia kosovare në kulmin e saj: Ilir Shaqiri shkruan roman

Padyshim është e pamundur të gjykojmë mbi aftësitë dhe talentin e të shkruarit, por në Kosovë gati të gjithë bëjnë libra, dhe asnje deri tash nuk ka thyer ndonje rekord apo te kete bere buje te madhe. Madje edhe kengetarja Genta Ismajli ka paralajmeruar liber. Së fundi, këngëtari Ilir Shaqiri vjen për publikun kosovar me romanin e tij “Tan Temali”. Ky libër rrëfen për ngjarje historike dhe kulturore që e kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej të gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Akademik Rexhep Qosja ka shkruar, në parathënien e librit, se në këtë roman lexuesi do të gjejë jo vetëm kulturë krijuese dhe mbamendje të pasur, por edhe imagjinatë të papritur, që tregohet përmes krijimit të ndjenjave, mendimeve, përjetimeve, shprehjeve, shfaqjeve të shumëllojshme të botës së protagonistit dhe të personazheve.

“Lexuesin e tij, doemos, do ta përvetësojnë pasuria e përjetimeve dhe e paraqitjeve të ndryshme kundërshtimore të tyre: butësia dhe ashpërsia, gatishmëria e vetëflijimit dhe egoizmi, heshtja dhe gojëtaria, vetëpërmbajtja dhe shpërthimi, mençuria dhe naiviteti, zotimi dhe paanësia, mashtrimi dhe sinqeriteti, mendjelartësia dhe mendjeultësia e të tjera përjetime e paraqitje, që i bëjnë protagonistin dhe personazhet fort të veçuara psiqikisht dhe mendërisht. Aty do të gjejmë kështu njëmendësinë e zëshmuar të kohës në të cilën e kemi kaluar rininë tonë, në të cilën ishin bërë përditësi tronditëse mërgimi trupor, por jo edhe shpirtëror i bashkëkombësve dhe bashkëkohësve tonë…” ka vlerësuar akademik Qosja.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Toena” ndërsa do të promovohet të premtën prej orës 12:00 në “Sheshin 21”, në Prishtinë, transmeton KultPlus
Ilir Shaqiri ka lindur më 6.12.1960, në Burojë të Drenicës. Ai ka kryer studimet e larta në degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Është magjistruar në degën e letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës”. Shaqiri ka krijuar 619 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë si dhe muzikën në 16 filma dokumentarë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka botuar 33 albume muzikore dhe 4 video-albume. Aktualisht është përgjegjës i Etikës dhe Estetikës Programore në RTK.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button