Magazina

Manchester United turpërohet edhe në Leicester

Manchester United ka lëshuar avantazhin 3-1 për të pësuar me rezultat 5-3 te skuadra e porsapromovuar në Ligën Premier, Leicester City, në një ndeshje emocionuese në King Power Stadium.
Mysafirët, të cilët filluan me katërshen sulmuese Robin van Persie, Radamel Falcao, Wayne Rooney dhe Angel Di Maria, kalua në avantazh 2-0 përmes holandezit dhe argjentinasit, por Leonardo Ulloa ngushtoi rezultatin.
Ander Herrera shënoi në pjesën e dytë për të dhënë përshtypjen sikur fitorja do të jetë e United.
Por dy penalti të kundërshtuara dhe disa gabime qesharake lejuan skuadrën vendase të shënojë katër gola brenda 20 minutash, për të nxjerrë fitore të famshme.
Pas faulimit të Mark Clattenburg ishte David Nugent që shënoi nga penaltia, dy minuta para se Esteban Cambiasso të barazojë.
Leicester më pas shënoi fitore dramatike të vonshme përmes Jamie Vardy dhe me Ulloa që shënoi golin dytë, kësaj here nga penaltia.
Me pesë pikë nga pesë ndeshje, United mbetet në pozitën e 12-të të tabelës, derisa Leicester mbledh tetë pikë në pozitën e gjashtë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button