Magazina

Mësuesja dhe nxënësit kërkojnë kthimin e Erionit nga Siria

Vitin e ri shkollor, e ka përjetuar rëndë nëna e Erion Zenës, Pranvera, djali 8 vjeçar i së cilës është marrë në Siri nga bashkëshorti i saj Arbeni.
Në shkollën “Dardania” në Prishtinë, të gjithë shokët e shoqet e Erionit, i bëjnë thirrje babit të tij që ta kthejë atë nga Siria.
Në një reportazh të realizuar në KTV, titulluar “Në shkollën e Erionit”, janë edhe thirrjet e shokëve të Erionit, të cilët thonë se “duan sa më shpejtë që Erioni të jetë në mesin e tyre”.
Florie Sadikaj, mësuesja e Erionit, thotë se është shokuar kur ka dëgjuar lajmin që nxënësi i saj është marrë nga prindi në Siri.
“Jam shokuar kur kam dëgjuar lajmin se është në Siri. Bëj apel tek prindi i tij që ta kthej sa më shpejt”, thotë ajo veç tjerash për KTV-në.
Ajo tregon se Erioni ka qenë një djalë i urtë.
“Ka qenë pak i heshtur por ka qenë një djalë i urtë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, sot nëna e Erionit, Pranvera, ka publikuar edhe një letër tejet prekëse ku i bën thirrje bashkëshortit të saj, Arbenit, që t’ia kthej djalin në Kosovë, duke thënë veç tjerash se është e gatshme “të paguaj çdo çmim”. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button