Magazina
Prishtinë: Përjashtohen shtatë vajza për shkak të shamisë
Dje në Prishtinë janë përjashtuar 3 vajza nga shkollat shtetrore, ato janë përjashtuar për shkak të shamisë e cila është urdhër fetar Islam.
Si duket PD-së nuk i ka mjaftuar koalicioni zgjedhor me PDK dhe premtimi se vajzat me shami do të lejohen të ndjekin procesin mësimor.
Një koalicion para zgjedhor në mes PDK-së dhe PD-së ku deputët e PD-së kishin dhënë premtime të fuqishme se më nuk do të ketë pengesa për të ndjekur procesin
mësimor për vajzat me shami.
Por ky premtim si duket i është kthyer bumerang muslimaneve që votuan këtë parti, atyre tani prap i është mohuar e drejta e shkollimit.
PD-ja nga reklamimet politike të saj shpesh bënte reklam në rrjetet sociale me një dokument të nënshkruar nga ministri aktual i arsimit ku lejon bartjen e shamisë në shkollat shtetrore.
PD-ja për ndryshe njihet si një parti që ka shfrytëzuar shpesh ndjenjat e qytetarëve muslimanë për të ardhur në pushtet, mirëpo pasi ka marr pushtetin ka mohuar premtimet e bëra në këmbim të posteve që i janë ofruar nga PDK-ja.