Magazina
Shqiponja kuqezi mahnit UEFA-n
Zyrtarët e FIFA-s dhe të UEFA-s vizitojnë stadiumin ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Danimarkë.
Grupi i punës i Federatës Shqiptare të Futbollit, i drejtuar nga presidenti Armand Duka, vazhdon punën e përditshme për monitorimin e grafikut të punimeve në Elbasan Arena.
Sot, specialistë të FSHF të shoqëruar edhe nga ata të UEFA-s, kanë qenë në impiantin më të ri sportiv të vendit, njofton fshf.org.
Tribuna e shtypit, zona mix, salla e konferencave, tribuna VIP, hyrjet e emergjencës si edhe hyrjet për personat me aftësi të kufizuar, kanë qenë pjesë e monitorimit të specialisteve të FSHF dhe atyre të UEFA.
Arritja e standardeve evropiane në cilësinë e transmetimit televiziv ka qenë një nga pjesët më të rëndësishme të kontrollit dhe të detyrave që kanë lënë specialistet e fushës, në “Elbasan Arena”. Kontaktet e punonjësve të FSHF dhe firmës që po ndërton stadiumin do të vazhdojnë të jenë të përditshme.