Magazina

Shqiptarja që po bën famë në Greqi mohon origjinën

Një këngëtare shqiptare e cila është ndër më të kërkuarat në Greqi ka mohuar origjinën e saj. Ajo është krahasuar me divën Beyonce, ndërsa është prezantuar me origjinë meksikane, kjo edhe për shkak të tipareve dalluese.
I referohemi bukuroshes Eleni Foureira, shqiptares e cila po bën namin në Greqi. Për momentin, këngët e saj janë më të dëgjuarat. Mediat shkruajnë se ajo ka arritur gjithë këtë sukses ndërsa mohon origjinën shqiptare. Pjesëmarrja e saj në programin shumë të ndjekur në kanalin “Mega”, ku fitoi edhe çmimin e parë në show-n “Just the two of us”, ka shkaktuar reagime në lidhje me origjinën e saj shqiptare, pas mohimit nga vetë këngëtarja. Kjo zhurmë është krijuar pas çmimit që ajo fitoi në tv “Mega”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button