Magazina
Vdes Ardian Smakolli, i rënë në koma para dy javësh pas hedhjes në një pishinë në Vushtrri
Pas dy jave qëndrimi në koma në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot në moshën 19 vjeçari ka ndërruar jetë Ardian Smakolli, i kanë treguar familjarët e tij portalit Veriu.info, pa dashur ta publikojnë identitetin për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
I ndjeri kishte rënë në koma pas hedhjes së tij në një pishinë në Vushtrri, ku për pasojë kishte mbetur në gjendje të rëndë. Ai ishte banor i fshatit Rashan të Mitrovicës.
Veriu.info mëson se varrimi i të ndjerit bëhet nesër.
Gjashtë ditë pasi që Ardian Smakolli kishte rënë në koma, daja i tij për një televizion kosovare kishte treguar momentin kritik, duke u bazuar në deklaratën e shokut të tij. “Shoku i tij me të cilin ka shkuar Ardiani, thotë se derisa i ka zhveshur rrobat, nipi im ishte zhveshur, ku pastaj ishte gjuajtur në ujë. Ai thotë se kur është kthyer e ka parë Ardianin të mbuluar me ujë”, tregon daja i 21 vjeçarit.