Magazina
Windows 9 dhe kompjuteri 32-bit, a është e mundur?
Windows 9 do të sjellë me vete një numër të madh të përmirësimeve dhe të ndryshimeve, por përsëri janë përhapur fjalët në lidhje me diçka që askush nuk e ka pritur.
Windows 9 mund të punojnë vetëm në kompjuterë 64-bit dhe 128-bit, që do të thotë se kompjuteri 32-bit nuk është në gjendje të punojë me atë.
Kjo duket paksa e pamundur, për shkak se Microsofti kërkon që Windows 9 të jetë në dispozicion për sa më shumë përdorues. Raportet kanë treguar se kompania ka mundur të fokusohet vetëm në harduer, me të cilin sistemi operativ do të punonte më shpejt duke ofruar kështu besueshmërinë dhe performancë më të shpejtë, në mënyrë që konfigurimi i kompjuterit 32-bit nuk do të ishte zgjidhja më e mirë.
Nëse Microsofti ende është duke menduar të vendosë për kompjuterët 64-bit dhe 128-bit versionin e Windows 9, kompania mund të takohet me një valë të re të mospajtimit, kritika nga ata që e posedojnë një kompjuterë 32-bit. Statistikat tregojnë se kompjuterët 64- bit me Windows 7 dhe Windows 8 dominojnë tregun e OS, por nuk ka dyshim se njerëzit ende nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga kompjuteri i tyre 32-bit. Nëse thashethemet për kompjuterë 64/128-bit me sistemin operativ Windows 9 janë të vërteta, përdoruesit do të jenë të detyruar të përmirësojnë harduerin e tyre.
Disa nga këto thashetheme, të cilat filluan në vitin 2012, së shpejti do të bëhen të vërteta. Beta ose Preview, versioni i sistemin operativ të Windows 9, pritet të del në fillim të muajit të ardhshëm.