Magazina

12 vjeçarja shqiptare, ylli i ri në kinematografinë botërore

Ajo është ende 12 vjeç por karriera e saj ka nisur me sukses. Gledis Osmani është një vajzë e panjohur në Shqipëri, por me talentin e saj ka magjepsur agjentët që kërkojnë yje të rinj në Hollivud.
 Gledis ia ka dalë të jetë më e mira duke u përzgjedhur mes qindra fëmijeve të tjerë për të luajtur në një prej serialeve më të ndjekur në Britaninë e Madhe, “EastEnder”. Gledis u përzgjodh nga 5 agjentë të Hollivudit dhe një britanik si një ndër talentet më premtuese në kinematografi. Në janar të këtij viti Gledis së bashku me familjen e saj u bë pjesë e një trajnimi 10 ditor në Hollivud, ku iu kërkua të vazhdonte aty karrierën e saj, por prindërit e saj Valbona dhe Arturi vendosën të ktheheshin në Angli, pasi shpërngulja në Hollivud do të ishte e vështirë për të gjithë familjen. Megjithatë ky kthim duket se nuk do të ndikojë në karrieën e saponisur të Gledis, pasi ajo falë serialit ku luan në një ndër rolet kryesore po kthehet në fenomen në Britani për talentin e saj. Gledis ka zënë faqet kryesore të disa revistave në Britani, si në të përjavshmen “InsideSoap”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button