Magazina

Dhjetë fakte të pabesueshme për miliarderët

Disa nga këto fakte për njerëzit më të pasur në planet ndoshta nuk i keni ditur.
1. 1.645 miliarderë, sa ka sot në botë, bashkarisht kontrollojnë rreth 6.4 bilionë dollarë;
2. Vetëm në ShBA janë 492 miliarderë;
3. Pas ShBA më së shumti miliarderë ka Kina, Rusia, Gjermania dhe Brazili;
4. 99 për qind e miliarderëve janë meshkuj, 65% janë të bardhë, 60% janë më të moçëm se 60 vjeç;
5. Më 2012 Sheldon Adelson, drejtor i korporatës Las Vegas Sands ka shpenzuar 93 milionë dollarë në aktivitete politike kundër kompanisë së Barack Obamas, shkruan Busines Insider;
6. Mark Zakerberg ka mbështetur organizatat e ndryshme të Silicon Valley me 990 milionë dollarë;
7. Shtatë miliarder e kanë pranuar botërisht se janë gay. Jennifer Pricker (dikur James), është miliarderi i parë transseksual. Vjet i ka dhënë Iniciativës për transseksual në ushtri 1.33 milion dollarë;
8. Po të ndodhte të ishte shtet njeriu më i pasur në botë, Bill Gate, atëherë do të zinte vendin e 65-të në botë për nga pasuria;
9. Gruaja më e pasur në botë është Christy Walton, anëtare e familjes Walton, pronare e Walmartit të popullarizuar;
10. Madje 42 për qind e miliarderëve, që pasurinë e tyre e kanë fituar para se të mbushin dyzet vjet, këtë e kanë arritur në fushën e teknologjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button