Magazina

Kjo është bukuroshja kosovare që do ta përfaqësojë Gjermaninë në Miss Universe

Bukuroshja kosovare që jeton në Gjermani, Arta Muja, është zgjedhur mbrëmë Miss Earth për Gjermani, një titull ky që e dërgon atë direkt në garën për në Miss Universe 2014 që sivjet mbahet në Filipine
Modelja e “Now” në Gjermani, Arta Muja tashmë në supet e saj ka edhe një sfidë.
Ajo është zgjedhur mbrëmë Miss Earth në Gjermani një garë që e bën atë që të konkurrojë direkt për kurorën e Miss Universe që këtë vit mbahet në Filipine.
Arta ka thënë për Express se të dielën e ardhshme do të niset për të hyrë në garë për me të bukurën e Univerisit.
“Po, do të udhëtoj për Filipine të dielën e ardhshme për të marrë pjesë në garën e Miss Universe”.
Megjithatë, Arta thotë se në realitet garat e bukurisë nuk janë sfera me të cilat ajo dëshiron të merret por kësaj radhe vendosi që të merr pjesë në Miss Earth.
“Garat e bukurisë nuk janë një fushë e imja. Por, Miss Earth është më shumë se një titull bukurie. Sepse është përkushtimi i jonë për ambientin. Kjo është arsyeja pse mora pjesë në këtë garë”, thotë Arta.
Një arsye tjetër pse ajo do të merr pjesë në këtë garë është se edhe dëshira për t’i ndihmuar njerëzit.
“Nëse mund ta përdorni bukurinë tuaj për të ndihmuar njerëzit dhe njerëzit e tjerë nga ndihma të ndihën mirë, pse jo. Është më tepër një angazhim dhe mbështetje për të tjerët dhe nuk ka të bëj vetëm me bukuri”.
Ndryshe, Arta Muja njihet edhe si një modele e agjencisë se njohur të modës në Gjermani “Now”, ka xhiruar disa reklama televizive, jo vetëm në Gjermani por edhe jashtë saj.
Gjatë verës ajo ka qenë edhe në Los Angeles dhe është mike e disa aktorëve dhe regjisorëve të njohur në Hollywood, ku edhe ka realizuar një fotosesion atje. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button