Magazina
Modelja serbe: Më fyen në Rinas
Modelja serbe Zorjana Kanjuga ndodhet në Tiranë për të përfaqësuar vendin në “The Best Model International”. Nuk kanë qenë ditë të lehta për të, pasi që në Rinas, bukuroshja thotë se është ndeshur me ofendime nga shqiptarët. Krahas incidenteve dhe keqkuptimeve që ka pasur, Zorjana thotë se ka njohur edhe natyrën mbresëlënëse shqiptare, si dhe njerëz pozitivë. Si një shtetase serbe pranon të flasë dhe për incidentin në ndeshjen Serbi- Shqipëri. Sipas studentes për Siguri Kombëtare, gjithçka ka qenë një manipulim i bërë nga një palë e tretë. Ajo thotë se kur pa çfarë ndodhi në stadiumin “Partizan” nuk priste që në një ndeshje futbolli, ku sporti duhet të bashkojë njerëz, jo të ndajë, të ndodhte diçka e ngjashme me atë që ndodhi.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;