Magazina
Në kërkim të jetës në Kozmos
Ne zemër te një yll ne formim është zbuluar një substance organike, e ngjashme me aminoacidet.
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh fale vëzhgimeve te fundit te kryera me radio teleskopin ALMA, ka arritur te gjeje ne hapësirë një molekule organike te pazakonte.
Shkencëtarët e Max Planck Institute se bashku me ata te Cornell University dhe Universitetit te Këln-it, kane arritur te zbulojnë ne qendër te Rrugës se Qumështit, 27 mije vite drite larg nesh, disa molekula te isopropil cianurit (i-C3H7CN), një përzierje organik shume e ngjashme me ata qe gjenden zakonisht ne aminoacidet, pra ne një fare mënyre, edhe tek qeniet e gjalla.
Zbulimi i rëndësishëm është botuar edhe ne revistën shkencore “Science” dhe është arritur fale përdorimit te 66 antenave shume te fuqishme te Large Millimeter Array di Acatama (ALMA), ne Kili. Me ndihmën e tyre, shkencëtarët kane mundur te analizojnë dhe katalogojnë frekuencat e emetimit te kësaj molekule dhe krahasimin e tyre me ato te substancave te tjera te zbuluar gjithashtu ne kozmos.
Ndryshe nga përbërjet organike te zbuluara deri tani ne Kozmos, te formuara nga atome karboni saktësisht te vendosura mes tyre, isopropil cianuri i zbuluar përfaqëson një numër te madh degëzimesh.
Aktualisht është nga molekulat organike me te mëdha dhe me te komplekse te zbuluara deri tani ne Kozmos. Struktura e saj është më shumë se e ngjashme me atë te aminoacideve, qe përbejnë elementet baze te proteinave, me fjale te tjera te vete jetës.
Kjo molekule është zbuluar ne brendësi te një reje gjigande gazi dhe pluhuri te quajtur Sagittarius B2. Nëse ne te ardhmen, kërkuesit do te gjejnë se këto molekula janë gjerësisht te shpërndara ne Galaksi, atëherë kjo do te përbënte një element me shume për te besuar ne prezencën e jetëve te tjera ne bote te tjera.