Magazina

Speca të mbushur (Receta)

Specat e mbushura pregatiten ne te gjithe boten ne menyre te ndryshme. Ato jane gjithashtu nje recete tradicionale e kuzhines Shqiptare. Kjo eshte menyra jo vegjetariane sesi ne e gatuajme kete pjate, me mish te grire.
Perberesit
4 speca mesatare per mbushje
300gr mish te grire
300gr oriz
400gr domate te konservuara
1 qepe e madhe e prere holle
koper e fresket e grire holle
majdanoz i fresket i grire holle
kripe
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri
Parangrohim furren ne 220°C.
Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre. Ne nje tigan kaverdisim qepen me vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme mishin e grire, orizin, kopren, majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta.
Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele. I veme ne tave duke i rradhitur dhe harxhen e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave. Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button