Magazina

Aksidentohet Noizy, ja gjendja e tij (video)

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka pësuar një aksident të rëndë në autostradën magjistrale, Tiranë – Durrës.

Sipas mediave nga Shqipëria dhe disa burimeve nga policia, mësohet se Noizy ka bërë aksident për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po e drejtonte makinën e tij.
Po ashtu, mësohet se Noizy ka tejkaluar gabimisht veturën tjetër dhe ka hyrë poshtë gomave të një kamioni. Aty ka mbetur edhe vetura e tij, poshtë kamionit në fjalë.
Fatmirësisht, reperi ka shpëtuar dhe është në sallën e kirurgjisë, transmeton Telegrafi.
Ai aktualisht gjendet në kujdes intensiv dhe po trajtohet nga mjekët në Tiranë.
A1Report ka sjellë një video drejtpërdrejt nga spitali në Tiranë ku është dërguar për mjekim reperi.
Ai besohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, por fytyra i shfaqet e enjtur dhe ai duket pa vetdije. 
Noizy besohet të jetë aksidentuar në ora 20:30 në autostradën Tiranë – Durrës, ku ka udhëtuar me veturën e tij të tipit Mercedes (AMG).

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button