Amerikanja 27-vjeçare, Julie Nelson, ndoshta është personi i parë që ka bërë surfing në detin e Koresë së Veriut.
Ajo ka drejtuar një kamp lokal për surfing, ndërsa disa nga ata, falës saj, për herë të parë në jetë kanë notuar. Madje, pjesës së plazhit ku ata ushtruan ia ndryshuan emrin, nga”Pionieri” në vendin e parë për surfing në Korenë e Veriut, transmeton Telegrafi.
Ky vend i izoluar, përndryshe është duke u përpjekur që të pozicionojë veten si një ndër destinacionet botërore për surfing. Kjo është arsyeja pse ata ftuan Nelsonin, së bashku me njëzet anëtarë të tjerë të Federatës Kombëtare Amerikane të Surfing (STN) për t’i mësuar ata që të sërfojnë në ujë.
Nelson pohoi për “Huffington Post”, amerikanët i kanë ndjekur gjithmonë të paktën tre deri në 11 persona, por ajo pohon se këtë nuk e kanë marrë si “një përpjekje për t’i kontrolluar haps pas hapi”. Gjysmën e udhëtimit dhjetë ditor e kaluan në Pyongyang, ndërsa pjesën e dytë, në plazhet e bregdetit lindor, ku surfingun ju mësuan disa udhëheqësve të kompanive turistike.
“Udhëtimi ishte pak sureal. Natyra është e bukur, e paprekur, madhështore… Të gjithë e dimë se Koreja e Veriut është shumë më tepër se ajo që neve na lejohet të shohim. Kurrë nuk kemi qenë në gjendje të ecin vetëm rrugëve”, tha Julie Nelson.
Në kohën e saj të lirë ka biseduar me përcjellësin e tij, luajti me letra, pingpong, por edhe ka kënduar karioke, për të cilin fakt, thotë se “korenao veriorët janë shumë të mirë”.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;