Magazina

Ermal Mamaqi tallet me qeverinë: sa mirë ishim më parë

PD e quan shtet, policor. Kritikët e qeverisë fshikullojnë vendosjen e ligjit me aksion, ose selektivitetin. Kurse humoristi Ermal Mamaqi, ka gjetur një rrugë tjetër. Më ndërhyrjet e forta të qeverisë Ermali është marrë gjatë në emisionin e tij, ‘6 ditë pa Ermalin’. Ai, tashmë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, nuk ka lënë rastin pa bërë një batutë gjoja të rastësishme: “Sa mirë ishim më parë”. Ai e ka ngritur të gjithë historinë në formën e një skeci. 
Nuk kishte si t’i shpëtonte talljes së Ermal Mamaqit aksioni i policisë rrugore për të arrestuar çdo drejtues mjeti apo qytetar që shkel rregullat e qarkullimit. E po ashtu, as operacioni policor për të arrestuar ata që vjedhin apo nuk paguajnë energjinë. Me anë të një videoje të realizuar në skenografinë e një qelie burgu, (të postuar në Facebook me titullin: si do të jetë burgu në 2015),  4 të rinj tregojnë arsyet se përse ndodhen në burg.
Tre 3 të rinjte e pare dialogojnë me Ermalin. I pyetur ‘po ti me lale për cfarë të kanë dënu”, njëri përgjigjet se ‘kalova me semafor portokalli’, i dyti se nuk pagoi dritat. “Kisha për ti paguar para datës 5, por unë në 5 marr rrogën. Ata më futën mren, as rrogën nuk arrita ta marr’. I treti ankohet se i janë fik llampat, pasi ‘u burgos se nuk kishte blerë fikësen e zjarri’. Kurse Ermal Mamaqi ankohet se ndodhet në burg se eci 2 cm larg vijave te bardha. Fundi i humorit plot ironi është shprehja ‘ne jemi kriminelë të burgosur’. Ironia bëhet teksa shteti ka ndërmarrë masa ndaj personave që nuk pajisin automjetin me kutinë e ndihmës së shpejtë, fikëset e zjarrit. Realisht shumë qytetarë janë gjobitur sepse nuk kanë respektuar këtë urdhër. Ndërkaq kryeministri Edi Rama para pak ditësh njoftoi se ndaj cdo vjedhësi të energjisë elektrike do merret masa nga 3 deri në 5 vjet burg.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button