Semi Baso është një djalë 18-vjeçar por duket rreth 60 vjeç. Ai vuan nga simptoma e mplakjes së parakohshme, një sëmundje që prek çdo fëmijë në 4-8 milion. Baso peshon rreth 20 kg dhe është i gjatë 1.38 metra. Ka sy të vegjël, fytyrë të pushtuar nga rrudhat dhe pa flokë. Ai është fëmija më jetëgjatë nga të prekurit e tjerë.
Pikërisht për kwtë 18-vjeçari e shijon jetën sikur ajo të ishte dita më e bukur dhe mbi të gjitha ai nuk ndalet së ëndërruari. Shtatorin e kaluar ëndrra e tij më e madhe u bë realitet. Ai dëshironte që të bënte një udhëtim të gjatë. Semi shoqërohet gjithmonë nga prindërit e tij, Laura e Amerigo dhe nga shoku i klasës, Richardi.
Së bashku me familjen dhe mikun e tij, Semi, përshkoi Amerikën nga Chicago në Los Angels, duke kaluar nëpër peizazhet e Monument Valley, Grand Canyon dhe Las Vegas. ‘Udhëtimi Semi’, sot është bërë një dokumentar emocionues, prodhuar nga “Stand By Me” nga Simona Ercolani për National Geographic Channel, e cila do të transmetohet në Nat Geo Pople, çdo të martë në orën 21:00 të mbrëmjes, duke nisur me 16 dhjetor.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;