Magazina

Hani çokollata, përmirëson memorien!

I gjithë sekreti për të përmirësuar memorien qëndron tek konsumimi i çokollatës në mënyrë të vazhdueshme. Një studim i fundit amerikan i kryer tek një grupmoshë te caktuar, 50-69 vjeç, panë se pasi kishin konsumuar çokollatë, përmirësimet ishin evidente. Disa antioksidantë që gjenden te çokollata ndihmojnë memorien e personave me moshë të thyer, duke e përmirësuar atë, në rast se për një periudhë tre mujore konsumohet rregullisht çokollatë.  
Është ky përfundimi i një studimi amerikan të zhvilluar në një grup personash mbi 60 vjeç, studim i drejtuar nga Scott Small, neurolog pranë Columbia University Medical Center dhe i publikuar në revistën shkencore “Nature Neuroscience”. Flavonoidet që gjenden te çokollata, luajnë rol të rëndësishëm për përmirësimin e memories.  
Studiuesit i dhanë personave të përfshirë në studim një pije që përmbante 900 miligramë flavonoide, duke analizuar ecurinë e memories së tyre. Në përfundim, ata persona që merrnin këtë estrakt të çokollatës, shfaqën përmirësime të ndjeshme të aftësive mendore, duke u afruar me kapacitetet e personave me moshë nga 30-40 vjeç. Kërkuesit bëjnë me dije se kjo është arritur pas tre muajsh trajtimi të tillë tek ta. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button