Magazina

Ja kush janë miliarderët nën moshën 40-vjeçare

Më i riu në listë që prej vitit 2010 është bashkëthemeluesi i Facebook, Dustin Moskovitz, i cili është 30 vjeç.
Çdo vit revista “Forbes” liston miliarderët amerikanë me një listë që arrin afro 400 persona. Por 11 nga këta persona janë njerëzit më me fat pasi përveç pasurisë janë edhe të rinj, sepse ende nuk i kanë mbushur 40 vjeç.
Më i riu në listë që prej vitit 2010 është bashkëthemeluesi i Facebook, Dustin Moskovitz, i cili është 30 vjeç, ndërsa pasuria e tij llogaritet në 10 miliardë dollarë.
Moskovitz është vetëm tetë ditë më i ri se themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, i cili është i dyti miliarder më i ri në këtë listë.
Pasuria e CEO të Facebook shkon në 34 miliardë dollarë. Me një moshë 30-vjeçare ai është renditur në vendin e 11-të në listën e njerëzve më të pasur në botë.
Në vendin e tretë është Elizabeth Holmes, e cila gjithashtu është 30 vjeç por ka lindur në muajin shkurt, ndërsa pasuria e saj arrin në 10 miliardë dollarë.
Në listën me personat nën 40 vjeç janë edhe themeluesi i whatsApp Jan Koum, i cili është 38 vjeç dhe ka një pasuri prej 7.6 miliardë dollarë.
Një tjetër miliarder është Travis Kalnick, gjithashtu 38 vjeçar dhe me një pasuri prej 3 miliardë dollarësh.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button