Amerikani Carl Bovard nga Florida, dashuron macet. Por, por në qoftë se mendoni se në fermën e tij mban manarë shtëpie si shumë tjerë, shumë po gaboheni.
Bovard si kafshë shtëpiake ka 14 “mace të mëdha”, përfshirë tigra, luanë, leopardë dhe panterë.
Më e madhja prej maceve të egra padyshim është tigri siberian Samson që peshon rreth 320 kilogramë dhe është pothuajse tri metra i gjatë. Këtë amerikan kafshët e tij disa herë e kanë plagosur, por kjo nuk e ka penguar të argëtohet me ata, transmeton Telegrafi.
“Kam marrëdhënie të mira me kafshët, por kjo ndryshon kur kam ushqim në duar. Kur rritni mace të mëdha, ka rreziqe dhe gjithmonë duhet të keni kujdes. Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodh është vdekja. Unë nuk mund të rrezikoj me vdekje”, tha se Bovard për “macet” e tij, për të cilat gjatë një jave blen rreth 680 kilogramë mish.
Gjersa kafshët janë të vogla, ato jetojnë me Bovardin në shtëpinë e tij. Kur rriten, dërgohen në kafaze të veçanta. Amerikani drejton një organizatë jofitimprurëse për të ndihmuar kafshët e rrezikuara, ndërsa organizon vizita në pronën e tij.
Se nuk është adhurues vetëm i maceve të mëdha, dëshmon edhe krokodili që ka në femrën e tij.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;