Fotografia e quajtur “Drekë në majë të një rrokaqielli”, është bërë në vitin 1932, paraqet 11 punëtorë duke drekuar në një konstruksion çeliku gjatë ndërtimit të Rockefeller Center në New York.
Ajo paraqet punëtorë, të cilët në mënyrë të shkujdesur drekojnë në një lartësi prej 256 metrash.
Kjo fotografi legjendare ishte subjekt i dokumentarit “Men at lunch”, i cili u përpoq që të bëjë homazhe për emigrantët në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ky film analizoi prapavijën e fotografisë më të famshme të shekullit të 20-të, transmeton Telegrafi.
Edhe pse fotografia më shumë se 80 vjet ka përfaqësuar heronjtë që ndërtuan Manhattanin, vëllezërit Sean dhe Emon O’Qualan nga Irlanda perëndimore, në vitin 2009 kanë kuptuar se rreth fotografisë së famshme në të vërtetë dihet shumë pak, kështu që vendosën të bëjnë një dokumentar rreth saj.
Shumë njerëz gabimisht mendojnë se bëhet fjalë për ndërtimin e ndërtesës së Empire State, por në fakt, struktura e çelikut i takon Rockefeller Center. Besohet se kjo ishte një fotografi e Rockefeller Center, e cila ishte bërë si pjesë e promovimit të ndërtimit të tyre të ri.
Sean dhe Emon janë duke u përpjekur që të identifikojnë të gjithë 11 personat në fotografi. Tani për tani, ata arritën të gjejnë emrat e vetëm një pjesë të tyre.
Nga ana e djathtë thuhet se është punëtori me prejardhje sllovake, Gusto Popoviq, i cili këtë dërgoi ia dërgoi bashkëshortes. Ai pohon se kjo fotografi është e manipuluar dhe se nën strukturën e çelikut, në të vërtetë ishte një dysheme prej druri.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;