Magazina

Rita Ora më 28 nëntor në Prishtinë?

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, pritet që më 28 nëntor të vijë në Kosovë për të festuar festën e flamurit kombëtar.
Ajo me këtë rast do të peformojë me disa këngë në sheshin “Nënë Tereza” ku edhe pritet të elektrizojë atmosferën me adhuruesit e shumtë kosovarë.
Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se ardhjen e Rita Ora-së do ta mundësojë PTK, e cila po atë ditë do të lansojë shërbimin me të ri të saj 3G.
“PTK i ka bërë ofertë Rita Ora-së që të vijë në Kosovë më 28 nëntor që të peformojë në një koncert në Prishtinë për këtë festë. Po këtë ditë, Vala do të lansojë për të gjithë klientët e saj shërbimin më të ri të internetit në telefonat mobil 3G. Ende nuk është konfirmuar ardhja e sigurt e Oras në Kosovë, por ne shpresojmë se ajo do të pranojë ofertën tonë”, thuhet në burim.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button