Ruby Holt i kaluar 100 vitet e saj në shtetin Tenesi, SHBA, duke punuar në një fermë, në një fabrikë kamishash, duke rritur katër fëmijët e saj dhe u kujdesur për shtëpinë e saj. Kjo e kishte penguar atë që të mos e shihte kurrë detin dhe për më tepër të bënte plazh.
Në dhjetor ajo do të festojë ditëlindjen e saj të 100-të dhe për këtë ditë të veçantë fëmijët e saj vendosën të dërgonin disa ditë pushime në një plazh në Gjirin e Meksikës.
“I dëgjoja njerëzit të flisnin për detin dhe se sa i mrekullueshëm ishte. Doja ta shihja atë, por kurr nuk kam pasur mundësi ta bëj”, tha ajo për agjencinë “Associated Press”.
Ajo kishte dëgjuar gjithmonë për oqeanin, por nuk e kishte parë kurrë me sy dhe kurrë nuk kishte bërë një shëtitje mbi rërën e plazhit dhe as që e kishte prekur ndonjëherë ujin e kripur me këmbë.
Ruby ka arritur që t’i bëjë të gjitha këto gjëra në moshën e saj të thyer, falë katër fëmijëve që i kanë organizuar surprizën në një resor të plazhit “Golfo” në Meksikë.
Ajo është shprehur e entuziazmuar pasi ka ndjerë në shputat rërën gudulisëse dhe ujin e ftohtë të detit në lëkurën e saj.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;