KulturëMagazina

Zoran Brasha, mafiozi shqiptar në një serial amerikan

Mosmarrëveshjet për parking e bëjnë një amerikan të zakonshëm për spital. Agresori është udhëheqësi i mafisë shqiptare të New Yorkut.
Kjo është nisja e episodit të gjashtë të sezonit të pestë të serialit amerikan të CBS “Blue Bloods”, që në premierën e së premtes është parë nga 11.3 milionë shikues, raporton KTV.
Pas arrestimit të shqiptarit Zoran Brasha, që luhet nga Ron Fehmiu, detektivët e vlerësojnë atë si John Gotti shqiptar, përgjegjës edhe për vrasjen e një polici të New Yorkut më parë.
Edhe pse gjykata i cakton paraburgimin, dëshmitë për mbajtjen e tij fillojnë të zhduken.
Banda e tij i dërgon një zarf me shqiponjë viktimës në spital dhe ai nuk e identifikon dot shqiptarin edhe pse e njeh.
Njerëzit e Brashës i kanë thënë se do t’ia copëtojnë mbesën nëse e akuzon për sulmin e rëndë.
Edhe videoja e dyqanit afër mbahet sekret për shkak të frikës dhe kërcënimeve. Avokatja e Brashës thotë se ai është i pafajshëm dhe ka kontribuuar shumë për komunitetin shqiptar të Bronxit.
Skenari i serialit bëhet konfuz kur kërkohet ekstradimi i tij në Serbi pasi që thuhet se është nga atje, transmeton Koha.net. Për shkak të mungesës së provave, shqiptari lirohet e ikën në Ballkan, por është avokatja e tij që pasi sheh videon jep informacionet që çojnë në arrestimin e tij në Mal të Zi dhe ekstradimin në Serbi.
Rolin e mafiozit shqiptar e luan aktori kosovar Ron Fehmiu, i lindur si Uran Fehmiu. Ai ka luajtur edhe në filmin Cost of Soul si dhe disa seriale si “Pan Am”, “Bored to Death” dhe “The Unusuals”.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button