Tregu i çokollatave nuk njeh krizë. Konsumi i çokollatës në botë gjatë pesë viteve të fundit është rritur me shtatë për qind.
Francezët vitin e kaluar konsumuan 390 mijë tonelata çokollatë, ose 6,64 kilogramë për kokë banori brenda vitit, transmeton Telegrafi.
Më së shumti çokollatë në Evropë konsumojnë zviceranët, me 12 kilogramë për kokë banori në vit, ndërkohë që gjermanët mesatarisht gjatë një viti konsumojnë 11,6 kilogramë. Francezët janë konsumuesit e pestë më të mëdhenj të çokollatës.
Çokollata e zezë është shumë popullore në mesin e konsumatorëve francezë: 30 për qind e shpenzimeve totale të tyre shkojnë në çokollatën e zezë, ndërsa në BE rreth pesë për qind.
Madje, 80 për qind e të anketuarve në Francë pranuan se hanë të paktën një herë në javë çokollatë.
Parisi që nga sot deri më 3 nëntor do të jetë kryeqyteti i çokollatës, përkatësisht 20 vjetorit të panairit të çokollatës. Që nga viti 1994, kur u hap panairi i parë i këtij lloji në botë, kjo ngjarje u vizitua nga 6.4 milionë adhurues të çokollatës.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;