Derisa shumë prej njerëzve tri orë më pare ishin në përfundim të gjumit, dhe disa sosh po bëheshin gati për të filluar ditën, Dafina Zeqiri, ka uruar për mate të mire.
Se Dafina rri vonë zgjuar dhe fle ditën, nuk përbën lajm për një VIP, por fotoja me të cilën Dafina ka zgjedhur të urojë natën e mire.
Këngëtarja ka postuar në llogarine saj në Facebook një foto ku mbante një kapel të stillit ushtarak me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rastësi apo e qëllimshme, kjo kapel, Dafina nuk ka dhënë sqarim.
Mund të jetë rastësi, por edhe përkahje e Dafina Zeqirit për familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
Kohëve të fundit janë mbajtur protesta e demonstrata nga familjarë të kësaj kategorie për të kërkuar respektimin e Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Kurse ditë më parë, është mbajtur një marsh në përkrahje të rektorit të ri të Universitetit, Ramadan Zejnullahu, për ndryshimet e bëra në fillim të mandatit të tij.
Kanë kaluar rreth pesë muaj nga fillimi i vitit të ri akademik, dhe ende nuk kanë dalur listat e studentëve të pranuar nga kjo kategori, pasi që rektori Zejnullahu ka kërkuar verifikimin e plotë të tyre.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;