Magazina
Kush e gjen këtë pëllumb fiton 10 mijë euro: Ja arsyeja!
Ai quhet “AS 969”, është gjashtë vjeç dhe është ndër fluturuesit më të mirë në Gjermani. Së fundmi, ai është rrëmbyer dhe pronari i tij, për atë që e gjen, ka ofruar hiq më pak se 10 mijë euro.
Sipas zyrtarëve të policisë, hajnat e pëllumbit me siguri janë dikush që e njohin mirë pronarin, pasi që kishin mundur që ndërmjet rreth 350 pëllumbave tjerë, ta gjenin të “famshmin AS969”, transmeton Telegrafi.
“AS969”, i cili në vitin 2010 fitoi çmimin “Pëllumbi më i mirë në Gjermani”, vlerësohet me një çmim prej 150 mijë eurosh.
Normalisht thuhet se ka jetuar në një kafaz të vetëm dhe të sigurt. Vetëm në raste të mbarësimit, ai bashkohej me pëllumba tjerë.