1. Doni t`i bëni një vizitë surprizë të fejuarit/fejuares suaj. Janë dy rrugë që të shpien te shtëpia asaj/atij: njëra është e shkurtër dhe e mërzitshme, tjetra është e gjatë dhe me pamje tërheqëse. Cilën nga rrugët do të zgjidhnit?
2. Në rrugën që zgjodhët gjeni dy tufa me trëndafila: njërën me trëndafila të bardhë dhe tjetra me të kuq. Ti vendos t’i bësh dhuratë 20 trëndafila të dashurit/dashurës. Sa trëndafila të bardhë dhe sa të kuq merrni?
3. Arrini te dera. Një i afërm përgjigjet. Ju i kërkoni atij ta njoftojë të dashurin/ën tuaj për ardhjen, apo preferoni të ngjiteni vetë në dhomën e tij/saj?
4. Pasi gjendeni në dhomë, vini re se nuk ka njeri, por ti vendos t’i lësh lulet. Tufën e vendosni mbi shtrat, apo mbi parvazin e dritares?
5. I/e dashuri juaj ndërkohë vjen dhe ju e kaloni mbrëmjen së bashku. Ti vendos të flesh atje, por me dhoma të ndara. Në mëngjes zgjohesh dhe shkon në dhomën e tij/saj. Kur arrin e gjen në gjumë apo të zgjuar?
6.Tani është koha për të ikur në shtëpi. Kur shkon zgjedhë rrugën e shkurtër e të zakonshme, apo rrugën e gjatë dhe interesante?
Përgjigjet
1-N.q.s. zgjidhni rrugën e shkurtër, do të thotë se keni rënë mjaft shpejt dhe lehtë në dashuri, ndërsa nëse zgjodhët rrugën e gjatë, do të thotë se jeni treguar të matur dhe të qetë kur keni rënë në dashuri.
2-Numri i trëndafilave të kuq tregon se sa shumë të dhënë jeni pas kësaj dashurie dhe numri i trëndafilave të bardhë tregon se sa shumë doni që i dashuri apo e dashura të jepet pas jush. Trëndafilat e kuq tregojnë gjithashtu sa seriozë jeni ju në këtë lidhje. N.q.s. keni zgjedhur më shumë të kuq sesa të bardhë, do të thotë se jeni duke kërkuar për pasione e romanticizma pa përgjegjësi. Nëse keni zgjedhur më shumë trëndafila të bardhë, do të thotë që ju ndieni se keni gjetur shpirtin binjak.
3- Ky profil tregon mënyrën si silleni kundrejt lidhjes. N.q.s. ju i kërkuat të afërmit, kjo tregon tendencën për t’i anashkaluar problemet me të cilat duhet të përballohesh, duke shpresuar se “ata” do të zgjidhen vetë. Nëse vendosni të ngjiteni vetë, kjo pasqyron tendencën për t`i përballuar vetë problemet.
4- N.q.s. i keni vënë në shtrat, kjo tregon se mendimet tuaja janë më tepër pasionante sesa sensuale. Nëse i lini në parvazin e dritares, tregon se keni tepër emocione të thella për të dashurin, por një distancë dhe një ftohje ju ka përfshirë.
5- Ky profil tregon opinionin tuaj mbi të. N.q.s. e gjen zgjuar, ai është perfekt dhe ju mendoni se ai është perfekt për ju gjithashtu. Nëse e gjeni në gjumë, nuk jeni i apo e lumtur për lidhjen dhe dëshironi që ai të ndryshojë karakter për ju.
6- Kur ktheheni në shtëpi, n.q.s. merrni rrugën e shkurtër, pasqyroni veprimin tuaj të shpejtë dhe mjaft të lehtë për t`u çliruar nga kjo dashuri. Dhe nëse keni zgjedhur rrugën e gjatë, atëherë ju lumtë! Kjo do të thotë se sa gjatë do të qëndroni në këtë lidhje dhe të jeni të sigurt se kjo lidhje do zgjasë përjetë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;