Djaloshi 17-vjeçar nga Florida për më shumë se një muaj u shtirte se ishte mjek në Departamentin e Gjinekologjisë të spitalit Palm Beach.
Gënjeshtra u zbulua kur së bashku me pacienten e tij iu prezantua mjekut Sebastian Kent, i cili punon në departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
Në raportin e policisë shkruan se adoleshenti qëndronte në zyrë, gjersa mjeku Sebastian kryente vizitat.
“Gjëja e parë që më shkoi ndërmend është se po plakem, pasi që mjekët e ditëve të sotme janë gjithnjë e më të rinj”, tha mjeku Kent.
Ai më pas shtoi se djaloshi nuk ka kryer asnjë ekzaminim te pacientëve, ndërsa nëna e adoleshentit tha se biri saj nuk ishte nën ndikimin e drogës.