Shumica e burrave do të shokoheshin nëse gruaja e tyre do të vendoste të kthehej në mashkull, por Graham Hopwood është i lumtur.
Vitin e kaluar Catherine vendosi të bëhej burrë dhe ndryshoi emrin në Cathan. Edhe pse nuk bëjnë më seks, çifti britanik nga Bradfordi, thotë se martesa e tyre 12-vjeçare është më e fortë se kurrë.
“Brenda Cathan-it është ende i njëjti person me të cilin jam dashuruar vite më parë. E kam ditur gjithmonë që Catherina nuk ishte e kënaqur me trupin e saj dhe nuk u habita kur më tha që donte të bëhej burrë. Doja ta ndihmoja të ndihej e lumtur me veten. I vetmi problem është se nuk di si ta thërras. Grua, nuk i them dot më”, thotë Graham.
Ndërsa gruaja që u bë burrë tregon se bashkëshorti i saj “është njeriu më i mrekullueshëm në botë dhe gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin”.
“Ai është treguar shumë i mirë me mua gjatë periudhës që hoqa gjoksin dhe u ktheva mashkull. Nuk do të ndahemi kurrë”, tha ajo.
Cathan thotë se që i vogël nuk ndihej femër. “Nuk më pëlqente të rrija me vajzat dhe të luaja me kukulla. Doja të luaja futboll me djemtë”.
Ndërsa lidhje me seksin, burri i ri thotë, se “e di që Graham dëshiron të ketë marrëdhënie, por unë nuk dua më. Nuk mund ta kënaq në këtë pjesë”.