Ata që kanë përjetuar një zgjim të vrazhdë nga gjumi, mund të bashkëndjejnë me protagonistët e gjorë që shihen në videon e postuar më poshtë.
Për dikë, gjumi është një akt i shenjtë. Mirëpo, ka shokë dhe pjesëtarë të familjes që ndihen të lumtur dhe të gëzuar nëse e prishin momentin e dremitjes së dikujt, transmeton Telegrafi.
Prej zgjimit nga gjumi me kovë me ujë, deri tek zhurma e krijuar me tigan, motoçikleta në dhomë, apo sharra për dru… të gjitha janë të frikshme për ata që flenë, por qesharake për të tjerët.
Mund të provoni edhe ju të zgjoni të afërmit tuaj në këtë mënyrë, por kujdes se mos po ju ndodhë e njëjta sikur në minutën 2:30.