Magazina

Rrustem Beluli me bombë në xhami për Shqipëri Etnike!

Dimri i vitit 1944 po binte acar dhe aradhat partizane të mbushura çetnik pa merrnin tagrin e viteve të sundimit të Italisë në Karadak dhe në rrjedhën e lumit Moravë.

Isa Mehmeti* 85 vjeçar, e ka të vështirë të kujtoj hyrjen e partizanëve në Uglar fshat ky shtatë kilometra në lindje të Gjilanit. Ai me dëshirë nuk do të kujtonte tmerrin që përjetuan fshatarët e Uglarit nga çetnikët-partizan të fshatit fqinj  Pasjan.

“E rrethuan katundin kërkuan të dorëzohen armët, tre kerre pushkë janë marrë janë dërguar në Pasjan,  mbi 50 burra të fshatit  u morën jesir drejt Pasjanit,  Zhegrës për të përfunduar në xhami të Preshevës. Ata kanë shpëtuar veç falë Abdullah Preshevës, se ndryshe asnjë nuk do të mund të shpëtonte”, kujton plaku plojën çetnikë-partizanëve në  Karadak.

Por partizanë-çetnikët e Pasjanit,  çarmatimin dhe rrethimin e Uglarit e kishin si pretekst të arrestimit të Rrustem Belulit, që në kohën e Italisë e njohur në popull si “Koha e Shqypnisë”,  ishte kryetar katundi.

Rrusta,  që mbahet në mend në katund, që  në kohën e faljes së namazit të bajramit, kishte hyrë me bombë në duar dhe u kishte thënë fshatarëve: “ Do djegemi sot nga kjo bombë apo do shkojmë në Rekë të Raincës për me mbrojte kufirin e Shqypnisë etnike”.  

Kushtrimi i Rrustës, një pinjol i Trenajve të njohur për luftë e atdhedashuri,  kishte bërë që vullnetarët e parë të mbërrinin në betejë në Rekë të Raincës ku me 19 shtator 1944 u vranë mbi 100 partizan-çetnik të Aradhës XVI Maqedonase dhe ku  u zunë rob 206 të tjerë. Por Rrustës këtë nuk do t’ja harrojnë  serbët!

“E patën lutur krejt me ikën se serbët do kthenin me vra, por baca Rrustë nuk kishte pranuar. Ai kishte thënë se nuk mund t’ja lë katundin shkive në gra. Kam me u bo kurban i popullit tem”, kujton Isa Mehmeti.

Të njëjtat kujtime ka edhe Ismet Rrahmon Beluli, nipi i Rrustës.  Baba Rrustë e kishte ditë se çka  mund të priste nga serbët.  Ai kishte qëndruar  tanë natën me shpinë nga oxhaku dhe nuk kishte vënë gjumë në sy. Të nesërmen pesë  çetnik-partiza  të Pasjanit,  kishin ardhur, fillimisht i kishin plaçkitur dugojën që kishte në fshat. Pesë kuj ishin ngarkuar me thasë të plaçkitur dhe më pas e kishin marrë Rrustën lidhur drejt Pasjanit.

Rrustë Beluli, një burrë shtat shkurtër por gjoks gjerë dhe shumë i fuqishëm, kishte ndarë mendjen për qëndresë. “Shumë i fuqishëm ka qenë, lisat nga mali me degë i ka bartur në shpinë drejt në shtëpi, por nuk ka dashur me qëndru,  e kishte pranuar me u bo kurban për katund”, tregon kujtimet e babës së tij Ismeti.
Dhe Rrustë Beluli, ishte bartur deri në fund të katundit. Në një lug mali që gjendet në tre-kendësh që ndan fshatrat Uglar- Velekincë-Pasjan.  Ai do  të lidhet në një lis që kishte bri dy dardha. Do theret mizorisht nga serbët që po bënin në trupin e tij lojën e satanës. 

Barinjtë e tre  fshatrave do të dëgjonin jehun e një burri që po prehej kurban,  njëjtë e si fati i kombit, mbase këtu masakra e Gjilanit do të nisë për të marrë edhe tetë mijë burra të tjerë nga partizanët-çetnikë që kishin gënjyer se po sillnin lirinë.

“Sa herë kemi kaluar aty me babën, baba ndalej te lisi, mbushej frymë dhe me lot në sy më thoshte,  këtu në këtë lëndinë është varri i babës Rrustë”, tregon kujtimin e trishtueshëm të babës së vetë Ismeti.
Partizan-çetnikët përveç që e masakruan të lidhur në lis Rrustem Belulin, nuk i lanë as varr! Por   dy djem dhe katër vajza  të Rrustë Belulit, mbajtën  të freskët  kujtimin për të brez pas brezi…/xlpress.tv/ Xhevat Latifi

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button