MagazinaRozë

Bllokohet “Pushka e lirisë” që trazoi Serbinë

Prishtinë, 18 shkurt – “Pushka e lirisë” nga Kosova ka trazuar Serbinë. Reperi kundërthënës, Arian Agushi, i njohur në publik si Gold AG, ka zënë vend edhe në ballinat e medieve serbe. E kanë cilësuar skandaloz videoklipin e këngës për komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti.
I lansuar në fund të janarit në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku, videoklipi prej së hënës mbrëma është bllokuar dhe s’mund të shihet në kanalin “Youtube”. Skena për të cilën është ngritur pluhur – e për të cilën ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq – improvizon vrasjen e policëve serbë. Gold AG paraqitet me uniformën e UÇK-së. Me reagimet ndaj këngës së cilës ia ka shkruar edhe tekstin, Gold AG thotë se Serbia po tërheq vëmendjen nga shtatëvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button