MagazinaRozë

Godet Gold AG, paralajmëron këngë për migrimin

Reperi Preshevar, Gold AG, ka paralajmëruar një këngë të re – që kësaj radhe i kushtohet migrimit masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt perëndimit.

I intervistuar nga portali Lajmi i Ri, Gold AG ka dhënë një intervistë, ku mes tjerash ka folur edhe për suksesin e këngës kushtuar Zahir Pajazitit.

Por, maja e kësaj interviste është fakti se Gold AG bën publik lajmin se ai po punon një këngë kushtuar migrimit masiv të shqiptarëve nga Kosova.
Ja intervista e plotë e Goldit:
Lajmiri: Si është mirëpritur kënga juaj e re ‘’Pushka e Lirisë’’ nga publiku ?
GOLD AG: “Jam i kënaqur jashtë mase me suksesin e kësaj kënge, e kam punuar me zemer dhe qëllimi është arritur.”
LAJMIRI: Sa është Goldi, i kyqur në rrjetet sociale , cilin rrjet socilal e perdor me se shumti ?
GOLD AG: Zakonisht vetëm në Facebook dhe Instagram
LAJMIRI: Çfarë mendoni për situatën më të fundit ku po emigrojnë me mjera Kosovarë drejt perëndimit, a mendoni ti kushtoni një kënge kësaj situate?
GOLD AG: “ Kjo që po ndodh është mjerim. Kam menduar shumë herë ti kushtoj një këngë por disi mendoja mos po kalon kjo ënderr e trishtueshme. Shumë vargje do ti kushtoja kësaj situate por nuk e di akoma, skam marrë guximin ta përmbaj zemrën për këtë ngjarje të shkruaj. ”
LAJMIRI: Deri kur do t’i këndoni atdheut ?
GOLD AG: Deri në frymën e fundit
LAJMIRI: Sa keni probleme me shtetin serb, kur e dim se gjithmone kendoni per shqiptari ?
GOLD AG: Me ata dasem as dek skemi kshtu që mir spresim.
LAJMIRI: A keni ne plan ndonje projekt te ri ?
GOLD AG: Po shumë e shumë
LAJMIRI: Dhe krejt në fund, një pyetje që fansat tuaj kanë deshirë të dinë përgjigjien është se a jeni I dashuruar ?
GOLD AG. ?

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button