LajmeMagazina

Në homazhet e dëshmorëve më shumë nxënës se sa të rritur

Me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Fatmir Ibishi sot në mënyrë të organizuar u bënë homazhe tek varri i të ndjerit dhe u vënë kurora lulesh. Përvjetorin e 15 të ndjerit sot e përkujtuan më shumë nxënës se sa të moshuar të cilët kishin ardhur për ti dhënë nderin për veprën e tij heroike.

Në këtë përvjetorë morën pjesë kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu, përfaqësues të OVL-UÇPMB-së dhe një numër shum i vogël i bashkëluftërrarëve të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan gjakun e dëshmorit por njëherit edhe familjen e të ndjerit. Për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Fatmir Ibishi nga të pranishmit fillimisht u mbajt një minutë heshtje ndërsa më pas fjala iu dha kryetarit të OVL-së në Bujanoc Arfrim Agushit i cili ndër të tjera tha se, “kjo që po e bëjmë ne sot është e pakët kur e dimë se ata dhan më të shtrenjtën e tyre për këtë pak liri të cilën ne sot po e gëzojmë”
Ndërkaq për veprën e dëshmorit Fatmir Ibishi elaboroi në pika të shkurtra kryetari i KKSH, ish-shefi politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu. OVL gjatë ditës së sotme ka organizuar homazhe për të gjithë dëshmorët e rënë në zonën e Bujanocit, duke përfshirë fshatrat Dobrosin, Lluçan, Muhoc, Uglar dhe Breznicë, ndërsa krejt në fund agjenta e sotme është përmbyll në qytetin e Gjilanit. Edhe gjatë ditës së sotme pjesmarrja e popullatës në përkujtimin e dëhsmorave të kombit ishte e vogël, numri më i madh i pjesmarrësve ishte nga radhët e nxënësve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button