Leventi nuk harron bashkëluftëtarët e babait, në fshatin Geraj takohet me nënë e ushtarit të UÇPMB-së

Kandidati i APN-së për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar – KKSH, Levent Qazimi, njeherit djali i komandant Lleshit-Ridvan Qazimi, e ka nisur fushatën për kreun e KKSH-së në mënyrë të veçantë.

Leventi ka takuar Nënën e ushtarit te UÇPMB-se Gafurr Dalipi – Brica ne fshatin Geraj.

”Në atmosferën e përkrahjes së madhe, në fshatin Geraj, u mirëpritëm tek familja Dalipi, tek nëna e ish ushtarit të UÇPMB-së Gafurr Dalipi-BRICA
Me kënaqësi, diskutuam gjatë për nevojat e qytetarëve dhe u njohëm me pakënaqësitë e qeverisjes së kaluar me Këshillin Kombëtar.
Me zotimin dhe besimin se fitorja është e jona, më 13 Nëntor me dinjitet rrethojmë 4”, ka shkruar Leventi, perjcell Presheva.AL.

Ne te njejtin fshat Leventi ka takuar edhe shokun e babait të tij Mizafer Sabedinin tek i cili ka qendruar ne konak.

“Gerajt na nderuan me konak, e ne nuk mund të dilnim nga ky vend pa u takuar me Mizafer Sabedinin, shokun e babës në kohë lufte për Luginën!. Bashkë folëm për programin e ri me qeverisjen e re në Këshillin Kombëtar 🇦🇱 dhe për barrën që bartim mbi supe, që na lanë trashëgim për jetësimin e të drejtave me dinjitet 4” ka shkruar Leventi.

Kandidati i APN-së do të garoj me numrin 4 në zgjedhjet e 13 nëntorit.

Check Also
Close
Back to top button