Me këtë shpikje të shkëlqyer nga Stuart dhe Cedar Anderson, të cilët janë babë dhe bir që jetojnë në Australi kanë bërë një zbulim që bletaret do ti falënderohen shumë.
Shpikja e tyre e quajtur “Flow Hive” ose në shqip “zgjua që rrjedh”, lejon bletarë të marrin mjaltin nga kosheret e tyre pa i shqetësuar bletët, transmeton koha.net.
Kjo shpikje e zgjuar lejon bletarin të marrë mjaltin duke rrjedh. E gjitha që bletari duhet të bëjë është të hapë një kapak të vogël në fund të kosheres dhe kështu mjalti fillon të rrjedhë jashtë ngadalë kur hojet e bletëve të mbushen.
Bletët e mjaltit në mbarë botën janë në vështirësi nga diçka që quhet çrregullim kolonish, kjo është shumë shqetësuese për shkak të mjaltit dhe që prodhojnë dhe bimëve që polenizojnë. Tani shpresohet, se ky zgjua do të japë efekt pozitiv dhe kështu bletët nuk do të shqetësohen nga vizita e bletarit për të marrë mjaltin.