Një zviceran e urrente fqinjin e tij shqiptar vetëm për faktin se ai është i huaj. Por letra zemërgjerë që shqiptari i ka kthyer fqinjit të tij ka lënë shumë zviceranë gojëhapur.
Disa zviceranë jo vetëm që nuk mund t`i përballojnë të huajt, ata madje edhe i urrejnë. I tillë ishte edhe i riu zviceran me emrin Christian. Ai kishte një problem me fqinjin e tij shqiptar, atë e pengonte gjuha shqipe, shkruan portali “likemag”, transmeton albinfo.
Në letrat e tij shkruante: “Shqiptarët jashtë”!
Ai kishte shkuar aq larg sa që vazhdimisht i linte pas letra ofenduese ku mund të lexohej e njëjta gjë: “Shqiptarët jashtë!”. Derisa një ditë fqinji i tij shqiptar i përgjigjet letrës së zviceranit: “Hej Christian. Kam dëgjuar se je fjalosur me dashnoren tënde. Ja këtu, merri 20 franga dhe blej birra! Kokën lartë, vëlla! Sharjet t`i kam falur”!
Jo çdo kush do të kishte reaguar kaq miqësisht kundrejt këtyre ofendimeve. Çfarë fqinji i mrekullueshëm e zemërgjerë, shkruan portali “likemag”!
Kjo ksenofobi duhet të ndalet! Në çdo vend të botës ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me nacionalitetin.