Magazina
ABORTI-mbytje e dhembshme
Gjithçka fillon me dy përemra. Ai dhe ajo! Një djalë dhe një vajzë që dashurinë e tyre e kurorëzojnë memartesë. Kjo dashuri fillon t‟i japë frytet e saj. Diçka po rritet brenda vajzës. Ajo merr frymë edhe përnjeri tjetër. Muajt kalojnë, bebi zhvillohet…. Por çfarë po ndodh? Bebi dëgjon zëra të çuditshëm. Britma nga nëna dhe babai, grindje plot zemërim. Bebi nuk di, ai nuk ka faj. Qëndron pa lëvizur, ha ato që i vjen nga nëna. Lëviz atëherë kur lëviz e ëma. Ndjen ngrohtësinë e saj, ledhatimin nga jashtë.
Çfarë po ndodh? Dikush po shkatërron shtëpinë e tij apo të saj. Po shkatërron atë krijesë që mori formë, shkatërron muajt që u ndërtuan. Për çfarë arsye? Për grindje, për moskuptim, për humbje të ndjenjës dhe moralit.
A s‟do të qanit, sikur nesër foshnja juaj e abortuar të vijë si një engjëll në ëndrra dhe t‟ iu pyes?!
Nënë, baba…çfarë bëtë? A gabuat me mua? Pse ndërtuat një dashuri për ta rrënuar? A u gëzuat kur hyra në jetën tuaj? Nënë a më ndjeve kur fillova të merrja frymë? Kur fillova jetën e re brenda teje? Zoti ma dha jetën. Ai më solli si dhuratë në jetën tuaj. A nuk isha fryt i dashurisë? Ju lutem, ju nuk duhet të qani! Lotët tuaj s‟janë asgjë. Ata janë vetëm pika zhgënjyese,kurse lotët e mi janë vrasës.
Po ma vrasin fytyrën, trupin, zemrën dhe gjithçka që kam. A s‟meritova asgjë unë? A nuk e meritova të qaj si fëmijë, kur të dal për herë të parë në dritë, kur të largohem nga trypi yt nënë?! A nuk e meritova të rritem në krahët tuaj dhe të ndjej dashuri, ngrohtësi e përkujdesje? Përse nuk munde edhe unë të them nënë dhe baba? Përse nuk mund të ec në këmbët e mia? A s‟e meritova të rritem e të përjetoj ditën e parë të shkollës, të rrethohem me shoqëri, të luaj si fëmijët e tjerë? Përse unë nuk duhet ta di çdo të thotë të qeshësh e të qash? Përse s‟mund të kem familje? Pse ma shkatrruat jetën? A s‟e meritova të jetojë në këtë tren kalimtar që ec shpejt, të grindem e të ndihem keq nga njerëzit që të lëndojnë?. Por jo, këtu dua të ndalem!. Askush nuk do të më lëndonte më shumë se ju.
Ndoshta do të ma thyenin zemrën, do të ma kthenin shpindën, por asnjëri nuk do të ishte si ju. E dini ku është dallimi?! Ata do të më jepnin forcë për jetë kurse ju ma morët jetën. Mos u shqetësoni ? Unë jam mirë. Jam në përkujdesjen e Allahut dhe engjëjve të tij.
Jam këtu ku mund t‟i shoh të gjithë se si i shkatërrojnë jetët e të tjerëve. Nënat që abortojnë e nuk pendohen. Ju merrni frymë edhe dikush do ta meritonte. Mos mbysni me duart e juaja?
Çdokush e meriton të jetojë. Mos u bë shkak i ndaljes së një frymëmarrjeje!
Shkruar nga Halime Presheva
(Nxënëse e shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë)
Shkruar nga Halime Presheva
(Nxënëse e shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë)