Magazina

Jeta si një nxënës/e i,e mjekësisë! Disa gjëra që ju duhet t‟i dini!

Duke qenë një nxënës/e i,e mjekësisë, duhet të punosh më fort se sa ke punuar ndonjëherë në jetën tënde dhe të kesh kënaqësi më shumë se kurrë. Ka shumë mite rreth të qenit një student mjekësie, por në realitet është argëtuese, interesante dhe shumë e dobishme, veçanërisht në dritën e asaj që ju jeni duke punuar drejt.

1. NDONJËHERË MUND T‟ IU DUKET PUNA E VËSHTIRË!

Studimi në mjekësi vjen me një pritshmëri të caktuar për të punuar më shumë në mesatare „‟se shumica e nxënësve të tjerë. ‟‟Mund t‟ju duket e vështirë: lexim i vazhdueshëm, shënimet, përgatitjet, ngarkesat e jave pas javshme. 

Ndonjëhere keni një javë të tërë për të mësuar, e ndonjëhere keni një javë me shumë pak gjëra për të bërë. Prandaj, është e rëndësishme që të jeni fleksibil në mënyrën se si punoni. Përpiquni që nganjëherë të punoni shumë, me qëllim që të keni kohë të lirë atëherë, kur ju duhet. Mjekësia mund të jetë e vështirë, por jo për të gjithë…
E gjitha ajo, që duhet të bësh ne menaxhimin e veprimtarive, është efikasiteti në kohën që ju kaloni duke punuar!
2. JU DUHET TË JENI NË GJENDJE TË PËRDORNI NË JETËN TUAJ ATË QË MËSONI!
Kjo mund të duket e parëndësishme, por në fakt nuk duhet të neglizhohet. E vërteta është se shumë prej nxënësve mësojne sa për të marrë një notë të mirë në test. Mirëpo, këto lloj perpjekjeje për të mësuar me qëllim të tillë janë të padobishme. Një plan i tillë nuk vlen për mjekësine, e sidomos në lëndën e anatomisë, patologjisë, farmakologjisë që janë të drejtpërdrejta në diagnostifikimin,trajtimin dhe të kuptuarit e sëmundjes. 

Jo vetëm kaq,mjekësia të nxitë, që me shumë kënaqësi të mesosh në mënyrë efikase materialin bazë, në mënyrë që të jesh i/e saktë në ankesat e pacientëve. Ajo është gjithashtu një nxitje për të shkuar përtej materialit bazë dhe ligjërimit me qëllim që të kënaqesh me kuriozitetin. Kur ju jeni duke studiuar mjekësi, ju nuk jeni vetëm duke studiuar për provimintestin e ardhshëm, por duke marrë hapat e parë në një kurs të mësimit gjatë gjithë jetës. Ju do të keni bazën tuaj të njohurive profesionale gjatë gjithë karrierës mjekësore.


Shkruar nga Edona Rexhepi

(Nxënëse e shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button