MagazinaReligjioni

Përdorimi i drogës nga këndi i fesë islame

Kuptimi i termit drogë në arabisht nënkupton, mbulesë dhe errësirë e madhe, që nënkupton se:
Droga e mbulon mendjen dhe e errëson.
Kurse zemrës ia dështon udhëzimin dhe jetën normale.
Gjithashtu e e demoralizon trupin dhe e shtyen në përtaci dhe plogështi që nuk do të mund asnjëherë të jetojë jetë normale.
Droga u paraqit diku ne shek. 12 – 13.
Sipas fsë islame droga është rreptësisht e ndaluar, konsiderohet haram i madh, shumë më i dëmshëm se alkooli.
Personi që përdor drogën ka bërë mëkat shumë të madh, e nëse vdes nga ndikimi i drogës atëherë rrezikon që ta humb imanin e tij dhe të përfundon i përhershëm në xhehenem.
Meqenëse droga dëmton seriozisht njeriun dhe e shpien deri në vdekje, Kurani e ka ndaluar me ajete Kuranore rreptësisht dëmtimin e vetvetës.
Allahu në Kur’an thotë: “ Dhe mos e hudhni veten tuaj në shkatërrim “.
Dhe thotë: „Dhe mos e vritni veten tuaj, me të vërtetë Allahu është i mëshirshëm për ju “.
Ndalesa e haramit të drogës, nuk e përfshin vetëm përdoruesin, por përfshin: Përdoruesin, prodhuesin, shitësin, blerësin, bartësin, atë që tregton me të etj.
Pasuria që fitohet prej drogës është haram dhe sjellë dëme të shumta tek personi dhe familja e tij.
Përdorimi i drogës është brengë e të gjitha kohërave dhe e të gjitha vendeve dhe shoqërive, andaj njerëzit me kompetencë të çdo shoqërie janë marrë seriozisht me këtë dukuri për të evituar rreziqet që vijnë nga droga.
Përdoruesi i drogës rrezikon të jetë kriminel ndaj vetes së tij dhe ndaj të tjerëve.
Narkomani kur krijon varësi ndaj drogës, atëherë vështirë se mund ta lë atë, sepse droga gjithmonë e tërheq në përdorim të më tepër, dhe nëse dikur e humb kontrollin në mbidozë ai rrezikon të vdesë dhe kështu llogaritet vrasësë i vetes së tij. Por edhe në anën tjetër, atë kur e kap varësia e drogës dhe nuk e gjen atë, ai atëherë është i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur deri te droga, qoftë edhe vjedhje në familje ose edhe në vrasje.
Droga është pikë e dobët të cilën e shfrytëzon shejtani për shkatërrimin e njeriut. Shejtani është armiku më i madh i njeriut.
Shejtani përmes drogës dhe alkoolit, ia shkatërron të ardhmen të riut.
Shejtani shpërblehet shumë te shefi i tij nëse te njeriu i bën dy gjëra:
1. Nëse e len pa dituri, dhe
2. Nëse e prish një familje mes veti.
Pasojat e drogës në jetën tonë
Pasojate drogës janë të shumta dhe janë fatale, prej tyre:
1- Dëmton shëndetin duke shkatërruar humorin e brendshëm te njeriu
2- Të shpien në mëkate të tjera si: Bixhozi, prostitucioni, urrejtja, prishja e raporteve familjare, vjedhja, gënjeshtra dorëzimi i vetes ose i antarëve të familjes në krim etj.
3- Pengon në kryerjen e adhurimeve, ose nuk pranohen te Zoti për shkak të mëkatit
4- Dëmtimet e trupit duke i shkaktuar paaftësi, sëmundje, e deri në vdekje.
Masat preventive për të parandaluar drogën
Legjislatura fetare islame jo vetëm që e ka ndaluar përdorimin e drogës, por ka kërkuar që të qëndrojmë largë çdë gjëje dhe larg çdo vendi që të shpien te droga. Për këtë arsye ka parapa disa veprime që duhet të ndërmirren për të parandaluar përdorimin e drogës. Prej tyre:
1- Përgjegjësia e institucioneve për trafikantët e drogës dhe njerëzit e droguar.
2- Përgjegjësia e prindërve
3- Përgjegjësia e njerëzve të fesë
4- Përgjegjësia e njerëzve profesionist me ndikim
5- Përgjegjësia e mjeteve të informimit
6- Përgjegjësia e të gjithë njerëzve, me narkomanët.
7- “ Përgjegjësia fetare bie mbi – përdoruesin e saj – shërbyesin me të – shitësin –
blerësin – për atë që blehet – prodhuesin – bartësin – për atë që bartet – dhe
atë që ushqehet me fitimin e saj etj”.
Si të largohemi nga droga
1- Ata që nuk e kanë përdorur mos ta fillojnë kurrë. Duajeni Zotin – tani veten,
– prindërit tuaj etj.
2- Mos u bëni barrë e familjes, dhe e shoqërisë, që të tallen me ju të tjerët.
3- “… Besimtari gjatë pirjes së alkoolit, duke e pirë, nuk është besimtarë (hiqet
imani prej tij,, ashtu ndodhë edhe gjatë përdorimit të drogës)…”
4- Kujtoje se: Nëse vdes nga ndikimi i drogës, rrezikon të humb imanin dhe të
vdes pa iman si vetëvrasës, e pastaj të jetë i përhershëm në xhehenem.
5- Familja e tij e don një; qoftë djalë apo vajzë, apo një kryefamiljar; të kthjellët,
e jo me vetëdije të humbur, dhe duke u kujdesur për të vazhdimisht.
6- Keni frikë prej Zotit, dhe llogariteni se, Zoti ju përcjell vazhdimisht
gjatë gjithë jetës tuaj.
Mr. Ragmi Destani

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button