FunMagazina

Trimi i vogël: Fëmija 9-muajsh bën sërf me të atin (Video)

Kjo video e pazakontë tregon një fëmijë nëntë muajsh duke bërë sërf, në shoqërinë e të atit, për herë të parë.
Sipas gazetës britanike ”Mirror”, Jorge Tirado ka pasur guximin të marrë të birin për të sfiduar dallgët e detit dhe gjithçka nga eksperienca e veçantë është filmuar duke përdorur një kamera të montuar në bord.
Djali i vogël nuk duket aspak i frikësuar nga përballja me ujin…, ai madje dhuron edhe buzëqeshje, kur goditet nga dallgët.
I ati në rrjete sociale ka thënë se sërfi është sporti më i mirë për shëndetin shpirtëror, mendor dhe fizik. Ai inkurajon prindërit që t’i çojnë fëmijët në oqean.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button